Sinisha Mihajloviç lë spitalin dhe motivon ekipin, do të jetë në pankinë në mbrëmje

Sinisha Mihajloviç vazhdon që të tregojë karakter edhe si trajner ashtu si edhe kur luante në fushën e lojës. Pas 40 ditëve terapi ka lënë spitalin dhe sot do të jetë në pankinë për të drejtuar Bolonjën në Verona.

Madje, sot ka qenë në grumbullim, në hotelin ku është grumbulluar skuadra dhe e ka takuar  duke e motivuar para ndeshjes që luhet në 20:45 në stadiumin “Bentegoti”, pasi ka qëndruar i shtruar në spital për 40 ditë për pjesën e parë të kurimit kundër leuçemisë.

Vetë tekniku serb ua kishte premtuar lojtarëve se do të ishte me ta në ndeshjen e parë të kampionatit dhe e ka mbajtur fjalën për të qenë sot në stol, në ndeshjen e parë ndaj veronezëve….

E.S./Vipsport.al/