Shtubina pas fitores: Nisje e mbarë, Vllaznia e ka të ardhmen e sigurt!

Ndriçim Shtubina i rikthyer te Vllaznia ndihet mirë për 3 pikët që skuadra mori në sfidën e parë ndaj Laçit: “Të them të drejtën kisha pak emocione në fillim sepse kisha disa vite që luaja larg Vllaznisë. Më pëlqeu fitorja dhe ne e nisëm mbarë. Kur jam larguar Vllaznia ka qenë e mirë sa i përket lojtarëve, por edhe ky ekip ka dëshirë për të fituar”.

Synimet

“Është pozitive që organizimi me vonesë i disa ekipe që janë rivale, pasi edhe ato do të vonojnë që të rikuperojnë. Në Shkodër ka kërkesa të mëdha, por ne duhet që të jemi me “këmbë në tokë”. Unë jam rikthyer që të bëj më të mirën të bëj punën time dhe nuk merrem me objektiva dhe premtime”.

E ardhmja

Në lidhje me statusin aktual të skuadrës, apo dhe të ardhmen e skuadrës, Ndriçim Shtubina ka pohuar: “Është më mirë që skuadra të jetë e privatizuar. Drejtuesit kanë menduar për të ardhmen, në ekip ka shumë djem të rinj që premtojnë shumë”, – tha Ndriçim Shtubina, një nga më të mirët e skuadrës shkodrane.

E.S./Vipsport.al/