Shqiptarët protagonistë në Sllovaki, asist për skuadrat përkatëse

Në ditën e djeshme të kampionatit sllovak ishin përballë skuadrat e Ruzomberok dhe Zilinës. Në të dyja radhët e ekipeve bëjnë pjesë futbollistë shqiptarë, teksa për Ruzomberokun aktivizohet mesfushori Kristi Qose, ndërsa për Zilinën sulmuesin Besir Demiri. Të dy futbollistët ishin protagonistë, ndërsa gjatë ndeshjes dhuruan nga një asist.

Sulmuesi Demiri asistoi në golin e dytë të tijve, ndërkohë Qose ishte gjithashtu protagonist me pasimin e tij te goli i dytë për skuadrën e tij. Megjithatë, në fund ai që triumfoi ishte Demiri, teksa Zilina mposhti Ruzomberokun me rezultatin 2-3.

Kjo ishte java e kartat e kampionatin në Sllovaki, ndërsa skuadra e Demirit vazhdon ecurinë pozitive me katër fitore radhazi duke qenë në krye të klasifikimit së bashku me Sllovan Bratisllavën. Sakaq, Ruzomberoku i Qoses renditet në vendin e shtatë dhe në këto javë ka marrë vetëm një fitore, duke regjistruar dy humbje e një barazim.

/Egi Çabeli-VipSport.al/