Shqipëria U17 bind ndaj Bosnjes, të besuarit e Beqirit barazojnë pas turpërimit

Shqipëria U17 ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e dytë ndaj Bosnje Hercegovinës, duke barazuar me rezultatin 1-1. Të besuarit e Beqirit që luajtën me Bosnjen vetëm pak ditë më parë, duket se kanë nxjerrë jo pak leksione nga ai takim, të cilin e humbën me rezultatin 5-1.

Në minutën e 21, Lusha ka kaluar kuqezinjtë në avantazh por vetëm 6 minuta ka zgjatur festa e kuqezinjve. Në minutën e 27, ka qenë Bosnja ajo që ka barazuar dhe me rezultatin 1-1 është mbyllur takimi.

Trajneri Elvin Beqiri ka pasur mundësi që në këtë ndeshje të provojë futbollistë të rinj të cilët mund të jenë të rëndësishëm për “Qualifying Round” në muajin nëntor. Kuqezinjtë zbritën në fushën e blertë me këtë formacion:

Simoni, Miftiu, Hajdaraj, Tora, Lusha, Sula, Janaqi, Zalli, Krasniqi, Preka, Mitaj (C)

U aktivizuan: Raçi, Dervishi, Cereni, Qerpiku dhe Mahmuti