

Shqipëria U 17 do të nisë më datë 9 gusht grumbullimin teksa është parashikuar të luhen dy ndeshje miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të zbresë në fushë më datë 13 gusht në orën 17:00 dhe më datë 15 në orën 10:00 përballë skuadrës boshnjake.
Këto ndeshje do të shërbejnë si një testues për takimet e kompeticioneve zyrtare, siç është edhe rasti i “ Qualifying Elite Round” në fundin e muajit nëntor. Ndërkohë, të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Bosnje, teksa kuqezinjtë do të akomodohen në Zenicë, e cila është edhe qendra stërvitore e Federatës Boshnjake të Futbollit.
Për këto dy sfida, tekniku Beqiri do ta ketë më së shumti vëmendjen te futbollistët e datëlindjes 2003, të cilët aktivizohen në Shqipëri. Ndërkaq, duke qenë se dy datat e miqësoreve nuk janë zyrtare nga FIFA, atëherë në listën e të grumbulluarve mund të ketë ndryshime duke qenë se disa futbollistë nuk kanë marrë leje nga klubet përkatëse.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment