Shpërbëhet në pjesën e dytë, Shqipëria U17 mundet thellë me përmbysje në Bosnjë

Përfaqësuesja shqiptare U17 e ka mbyllur me një humbje të thellë ndeshjen e parë miqësore nga dy të planifikuara në Zenica ndaj bashkëmoshatarëve të Bosnjë Hercegovinës, në një takim që është zhvilluar në kushte ekstreme si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm.

Një rezultat shumë i thellë i cili ka qenë pasojë e një mbyllje të pjesës së dytë për t’u harruar, paso në fraksionin e parë të lojës kuqezinjtë u paraqitën shumë më mirë. Në minutën e 23-të, ishet pikërisht Shqipëria që shënoi e para me anë të Prekës, ndërsa krijoi disa raste të tjera për të shënuar përballë vendasve që nuk arritën të dilnin në sulm rrezikshëm thuajse asnmjëherë deri në minutën e 43-të kur erdhi goli i barazimit të tyre me Hajdareviç.

Në pjesën e dytë, në fushë ishte një ekip komplet tjetër, sidomos nga miqtë që kaluan në avantazh me Trako në minutën e 50 e pastaj dominuan sfidën. Sukiloviç në minutën e 74-t pas një goditje këndi çoi rezultatin në 3-1 ndërsa në minutat 85 dhe 87 erdhën golat e Bristriç dhe Slijagiç që vulosën humbjen e thelë 5-1.

Shqipëria luan pas dy ditësh po në Zenica ndeshjen e dytë miqësore ndaj skuadrës vendase.

Formacioni i Shqipërisë: Gega, Preka, Zalli, Mitaj, Janaqi, Sula, Papa, Hajdaraj, Cereni, Dervishi, Mahmuti. U aktivizuan gjithashtu: Qerpiku, Lusha, Raçi, Tora, Qefalia, Papaj. /vipsport.al/