Shkëndija në krizë gabon përsëri, e fundit në renditjen e kampionatit

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës po gabon gjithçka të mundshme në këto javë të para të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani, ka zhgënjyer përsëri, duke u mundur këtë radhë me rezultatin 1-0 në fushën e Sileksit e në mënyrë të pabesueshme duke e parë veten në vendin e fundit në klasifikim me zero pikë pas dy javëve të para.

Sfida e sotme është vendosur nga goli i Duranskit në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa tetovarët e kishin përsëri të vështirë të gjenin rrjetën dhe pas dy javë të para e shohin veten në fund si e vetmja skuadër pa pikë, e çfarë është më e keqja, edhe pa gola të shënuar.

Renova sot mundi me shifrat 2-1 Strugën, duke arritur të marrë tri pikë të rëndësishme. Selmani dhe Ademi shënuan për ekipin e Renovës, ndërsa Cvetanovski gjeti rrjetën për Strugën.

Rezultatet

Borec-Vardar 0-0

Makedonija GP-Akademija Pandev 0-0

Renova-Struga Trim & Lum 2-1

Sileks-Shkëndija Tetovë 1-0