Shkëmbi: Jam i pakënaqur nga lojtarët me eksperiencë, kishte vetëkënaqësi

Teuta arriti të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Luftëtarit, por trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh pas ndeshjes se nuk është i kënaqur me skuadrën e tij për mënyrën si e lëshoi lojën.

“Jam i kënaqur me skuadrën deri kur loja shkoi 3-0 dhe më pas nuk më pëlqeu pasi lëshuam dhe gabuam shumë pasimet e thjeshta. Në disa momenti kishim vështirësi por për fat të mirë kemi kohë për t’i analizuar.

Me atë që u pa, kishte vetëkënaqësi. Nuk më pëlqeu te disa lojtarë me eksperiencë pasi po bënin lojë ndryshe. Më mirë që ndodhi tani në fillim, që ta dimë se nuk ka asgjë të sigurt në futboll.

Nikaç më ka pëlqyer edhe pse nuk ka shënuar. Sot shënoi dhe kjo është e rëndësishme. Shpresoj të vazhdojë kështu”, tha Shkëmbi. /VipSport.al/