Shehi: Partizani është favorit, Duro do ta ketë të vështirë me mbrojtjen

Orges Sheshi sheh skuadrën e Partizanit si favorite për të fituar Superkupën e Shqipërisë në duelin përballë Kukësit. Ish-trajneri i Skënderbeut, i cili fitoi Superkupën në edicionin e kaluar, shpjegoi në “Rubrika Sportive” se pse shihte të kuqtë më të favorizuar në këtë duel.

“Partizani pas fitimit të titullit, duke ndërruar trajner, bëri organizim tjetër, trajneri i ri fut idetë e tij me lojtarët që ka e vijnë. Ndoshta ka ndërrim rolesh sipas ideve që ka në kokë. E shoh më të favorizuar se ka bërë më shumë ndeshje në Europë, duke pasur ndeshje në këmbë me rivalë të fortë, je më gati për këtë supersfidë. Ndryshe nga Kukësi që ka bërë tranzicion, ka ndërruar trajnerin e lojtarët, ka pak ndeshje në këmbë dhe e shoh më të favorizuar.

Te Kukësi mbrojtja do të jetë një nga problemet, sa të stabilizojë repartin. Është shumë e vështirë kur k a ndryshuar boshti, se kanë ikur Shameti, Cuculi, Rrumbullaku e Frashëri. E gjithë pjesa mbrapa, sa të sinkronizohen të rinjtë,. Do ta kenë të vështirë, ndaj Partizanin e shoh më të favorizuar nga ndryshimi, se Partizani i ka lojtarët edhe pse ndërron pozicionet. Partizani e ka ruajtur pak a shumë boshtin kurse Kukësi e ka këtë vështirësi”, tha Shehi. /vipsport.al/