Sërish probleme për të ardhmen e Hysajt, Roma e merr nëse nuk gjen tjetër

Kur merkatoja e verës po shkon drejt fundit, Elseid Hysaj mbetet ende i paqartë në lidhje me të ardhmen e tij, duke qenë se mbrojtësi shqiptar kërkon të largohet nga Napoli. Thuajse të gjitha pistat për të kanë rënë tashmë dhe e vetmja mundësi mbetet Roma, skuadër e cila nuk e ka interesimin që kishte dikur.

Krisja e Hysajt me Napolin e ka bërë që të mendojë për një tjetër aventurë dhe tashmë është në dorë të Napolit duke qenë se napolitanët nuk kanë në plan ta largojë pa u plotësuar kërkesa ekonomike që ata vetë kanë. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Roma jo vetëm që ka humbur interesin për të, por është duke shqyrtuar edhe mundësi të tjera.

Në rast se verdhekuqtë nuk gjejnë një alternativë më të mirë në treg, atëherë mund të rikthehet nga Hysaj dhe të tentojnë një goditje “in extremis” vetëm në ditët e fundit të merkatos. /Erjon Allaraj-VipSport.al/