Seria A nis edhe me përballjen mes Berishës dhe Gjimshitit, por mbrojtësi pritet të ulet në stol

Seria A do të ngrejë siparin në ditën e sotme, ndërkohë që nesër kalendari ka rezervuar përballjen mes Spalit dhe Atalantës. Të dyja skuadrat kanë futbollistë shqiptarë në organikë, teksa portieri Berisha do të jetë përballë ish-ekipit të tij pasi u transferua këtë verë.

Ndërkohë, nga ana tjetër në skuadrën bergamaske në organikë është mbrojtësi Berat Gjimshiti. Mirëpo, nga sinjalet para ndeshjes, pritet që ndryshe nga portieri ,mbrojtësi të mos e nisë nga minuta e parë takimin teksa trajneri Gasperinin preferon treshen Toloi, Palomino dhe Masielo.

Gjimshiti ishte një titullar gjatë sezonit të kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në arritjen historike të Atalantës, e cila këtë sezon do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kjo është vetëm java e parë dhe formacionet nuk janë të kolauduara.

/Egi Çabeli-VipSport.al/