Sasuolo kthehet në burim për Shqipërinë me 4 futbollistë, Mehmetaj gjen rrugën e rrjetës

Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin italian, shtë i madh dhe pritet që të rritet edhe më shumë. Akademitë e ekipeve më me emër në Itali, janë të mbushura me futbollistë shqiptarë të cilët, po tregojnë vlerat e tyre me ekipet e të rinjve.

Te Sasuolo, sezonin e shkuar ishin pjesë Alesandro Ahmetaj dhe Aristidi Kolaj ku ky i fundit tashmë është edhe pjesë e Shqipërisë U21. Ahemtaj ka luajtur në të kaluarën me ekipin e të rinjve të Italisë dhe është shprehur i hapur se do të pranonte një ftesë nga Shqipëria.

Sakaq, te ekipi i të rinjve të Sasuolos, bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë. Mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar, Kristian Shiba ishte titullar në miqësoren që skuadra e tij humbi ndaj Vigor Karpanetos me rezultatin 3-2. Sakaq, në pjesën e dytë u aktivizua edhe një tjetër 18-vjeçar dhe bëhet fjalë për Vitori Mehmetajn i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Mehmetaj ende nuk është grumbulluar me ekipe kombëtare ndërsa Shiba është grumbulluar me Shqipërinë U17 dhe U19. /Erjon Allaraj-VipSport.al/