Sarri nuk ia del, trajneri i Juves në ndeshjen e parë është ish-interisti që zbuloi Hysajn

Afron fillimi i kampionatit italian të futbollit, por duket se për Juventusin gjërat nuk po shkojnë sipas planit. Bardhezinjtë nuk kanë arritur ende të bëjnë spastrimet e dëshiruara në skuadër para nisjes së edicionit në Serinë A si dhe nuk kanë në formën më të mirë fizike Kristiano Ronaldon e ndaluar për shkak dëmtimesh. Por përtej kësaj, në ndeshjen e parë ndaj Parmës, do t’u mungojë në pankinë edhe trajneri Mauricio Sarri.

Pneumonia që ka mbërthyer teknikun e Juventusit është më e rëndë sesa mendohej fillimisht dhe ai e ka të ndaluar për momentin që të sforcohet aq shumë duke ndjekur sfidat në pankinë. Për këtë arsye, në stol si trajner për ndeshjen e hapjes së kampionatit do të jetë krahu i tij i djathtë, Xhiovani Martushelo.

Ky i fundit njeh shumë mirë idetë e lojës të trajnerit pasi për shumë vite ka qenë asistenti i tij te Empoli dhe ndihmoi asokohe Sarrin që të afronte me ekipin e parë shumë talente, duke filluar nga Elseid Hysaj të cilin e ndiqte personalisht në ekipet e të rinjve. Martushelo në dy vitet fundit kishte qenë pjesë e stafit të Luçiano Spaletit te Interi por sapo Sarri u kthye në Itali, ai iu bashkua përsëri atij te bardhezinjtë. /vipsport.al/