Sadiku nuk llogaritet më te Levante, sulmuesi shqiptar sërish jashtë planeve të skuadrës

Armando Sadiku po kalon nj tjetër moment të vështirë në Spanjë. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi pak kohë më parë, sulmuesi shqiptar tashmë nuk po arrin të gjejë hapësira te skuadra e tij. Sulmuesi kuqezi, po stërvitet me Levanten aty ku edhe po shënon gola në stërvitje, megjithatë jo të mjaftueshëm për të bindur trajnerin.

Sadiku është lënë sërish jashtë për ndeshjen e radhë në kampionat, ku Levante do të përballet me Vijarealin. Lista e publikuar nga trajneri i Levantes, ka në përbërje të saj sulmuesin Enis Bardhi ndërkohë që Sadiku mungon për të dytën ndeshje radhazi.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, duket se Sadiku nuk ka në plan të largohet nga Levante. Lëniet jashtë të tij, rrezikojnë seriozisht edhe paraqitjen me Kombëtaren, që në muajin shtator do të zhvillojë dy ndeshje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/