Roma nis të japë shenja dorëzimi për Xhekon dhe Ikardin, hedh sytë nga sulmuesi i Çelsit

Roma duket se nuk ka më në plan të luftojë për Mauro Ikardin, duke parë këtu kërkesat që Interi ka për sulmuesin argjentinas. Në kushte të tilla, kryeqytetasit kanë nisur të mendojnë për një tjetër alternativë në sulm dhe i kanë hedhur sytë nga Premier Liga.

Së fundmi, në zyrat e Romës po lakohet emri i sulmuesit Miçi Batshuai i cili te Çelsi nuk është se shihet si i preferuar. Në sezonet e fundit, Batshuai ka luajtur i huazuar në kampionate të ndryshme ku në Bundesligë shkëlqente me skuadrën e Dortmundit, megjithatë, blutë e Londrës nuk e shitën.

Sakaq, me ardhjen e Batshuait në Romë, duket se i hapet rrugë një largimi të mundshëm të sulmuesit boshnjak Edin Xheko i cili po kërkohet me ngul nga Interi, por njëkohësisht mbyllet edhe pista Ikardi duke qenë se Roma nuk mund t’i lejojë vetes dy transferime të tilla. /Erjon Allaraj-VipSport.al/