Rezultatet dhe renditja / Shkëndija bën blofin e radhës, Struga vazhdon të surprizojë

U luajtën sot ndeshjet e javës së tretë në Maqedoninë e Veriut ku u “prodhuan” edhe rezultate interesante. Ajo që bie në sy është blofi në shtëpi i Shkëndisë së Tetovës që ende nuk po e merr veten në këto javët e para. Madje, Makedonija Gp shënoi e para, por Betulahi barazoi shifrat për tetovarët.

Bie në sy fitorja e Strugës e cila mposhti në fushën e vet ekipin e Sileksit, ndërsa Shkupi dhe Renova përfundoi në barazim 2-2. Ajo që bie në sy është edhe fitorja e Akademisë Pandev ndaj debutuesve të Borec, me rezultatin 2-0.

E madje me këtë fitore Akademija Pandev vazhdon që të kryesojë kampionatin elitar në shtetin fqinj. Ja rezultat dhe renditja pas javës së 3 në Maqedoninë e Veriut:

 

Rezultatet e ndeshjeve të sotme / Java  3

Struga Trim dhe Lum – Sileks             2-1

Shkupi-Renova                                      2-2

Shkëndija-Makedonija Gp                  1-1

Akademija Pandev-Borec                   2-0