Rezultatet dhe renditja / Drita vë diktatin me tripletë, sulmuesi shkodran shënon për Vushtrrinë!

Drita e Gjilanit e përforcuar këtë verë me lojtarë cilësorë nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim fitoren ndaj skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës. Skuadra nga Gjilani ka shënuar tre herë në saj të kualiteteve të saj si: Haxhimusa, Emini dhe Gërbeshi me penallti.

Ndërkohë, Vushtrria ka barazuar në fushën e vet me skuadrën e Trepçës. Jasmin Raboshta, sulmuesi shkodran që ka luajtur me disa skuadra në Superiore dhe në Kategorinë e Parë ka shënuar për vushtrriasit, ndërsa Trepça ka  shënuar e para me Mujën. Raboshta me golin e tij i ka dhënë pikën ekipit vendas.

Ndërkohë, siç edhe raporton klubi i Dukagjinit, ndeshja me Prishtinën është shtyrë për në muajin shtator. Ja rezultate dhe renditja pas javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës:

Rezultatet e ndeshjeve të sotme / Java 2

Drita-Flamurtari          3-0

Vushtrria-Trepça         1-1