Rekord për Jurgen Klop, nuk ka fituar Premier por është i pari në historinë e Liverpulit

Jurgen Klop futet përsëri në librin e historisë të Liverpulit, e jo për fitoren në Ligën e Kampioneve që i siguroi pak muaj më parë. Këtë herë ai ka vendosur një rekord që ka lidhje me Premier Ligën dhe që e bën trajnerin më të suksesshëm të këtij klubi, edhe pse nuk ka fituar asnjëherë trofeun.

Me tre pikët e siguruar andaj Sauthempton, rezulton se tashëm Klop regjistron 300 të tilla në karrierën si teknik i skuadrës së famshme angleze. Ai ia ka arritur ta bëjë një gjë të tillë duke luajtur 146 ndehsje në stolin e Liverpulit në kampionatin anglez dhe duket se askush tjetër nuk ka bërë më mirë se ai. Këtë e konfirmoi vetë klubi i Liverpulit nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të qartë se tashmë kishte në radhët e veta trajnerin më rezultativ të historisë, të cilit tashmë i mungon vetëm që të fitojë titullin kampion.

Ai i iku nga duart në sezonin e kaluar vetëm për një pikë, i kaluar nga Mançester Siti, edhe pse skuadra e Klop ishte ajo që pësoi më pak humbje në kampionat, vetëm 1 të tillë, duke e mbyllur në kuotën e jashtëzakonshme të 97 pikëve që i dorëzuan vetëm medaljen e argjendtë. /vipsport.al/