Reali dështoi në Bernabeu, madrilenët ndryshuan vetëm tre lojtarë nga formacioni i para pesë viteve

Real Madrid nuk ia doli në ndeshjen e javës së dytë në La Liga të merrte maksimumin teksa u ndal në një barazim me shifrat 1-1 përballë skuadrës së Vajadolidit. Trajneri Zinedin Zidan vuante mungesën e Hazard, teksa në formacion nuk ishte përfshirë as transferimi i verës Luka Joviç, teksa së bashku me serbin në stol ishte edhe Vinicius Xhunior.

Teksa fansat në Bernabeu prisnin të shinin fytyrat e reja, në fushë zbriti një formacion thuajse identik si para pesë viteve në sezonin 2014-15, kur ekipi drejtohej nga tekniku Karlo Ançeloti. Në atë kohë, madrilenët luanin në transfertë përballë Selta Vigos. Nga ai formacion i italianit mungonin vetëm portieri Kasijas, Pepe dhe Modriç, i cili këtë radhë ishte i penalizuar prej kartonit të kuq. Ndërkohë, para pesë viteve në atë ndeshje mungonte edhe Ronaldo, të cilin Ançeloti e kishte lënë pushim. Sakaq, pjesa tjetër ishin të njëjtët si në ndeshjen e djeshme: Ramos, Kros, Benzema, Bejl, Hames, Karvahal, Isko dhe Marselo.

Si zhgënjimi në ndeshjen e djeshme, Reali u zhgënjye edhe para pesë viteve teksa u mposhtën me rezultatin 4-2. Ndërkaq, po në sezonin 2014-2015, sërish në një ndeshje kundër Real Sociedad janë aktivizuar 9 nga 11 futbollistët që zbritën dje në fushë. Në këtë formë, presidenti Perez ndoshta duhet të konsiderojë edhe një sforco të fundit në merkato për njërin mes Pogba apo Nejmar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/