Real Madrid nuk ka në plan të largojë Hamesin, nis të shesë fanellën e tij me numrin e ri

Hames Rodrigez e mbylli aventurën e tij gjermane me Bajern Mynihun dhe këta të fundit nuk pranuan të paguanin kartonin e tij, duke e rikthyer sërish në “Santiago Bernabeu”. Për mesfushorin kolumbian, nuk mungojnë ofertat dhe Napoli është skuadra që e kërkon me ngulm futbollistin, që e sheh si pasuesin e kapitenit Hamshik.

Gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Reali mund ta mbajë kolumbianin në skuadër. Dëmtimet e shumta që ka pësuar skuadra këtë fazë përgatitore, e kanë shtyrë trajnerin të mendojë për të mbajtur në skuadër Hamesin. Sakaq, në shitje ka dalë edhe fanella e tij, si online, ashtu edhe në dyqanin fizik.

Mesfushori kolumbian do të mbajë veshur fanellën me numrin “16”, ndryshe nga sezoni i parë kur ishte në Madrid dhe mbante fanellën me numrin “10”. Tashmë, atë numër e ka mesfushori kroat Luka Modriç, i cili refuzoi t’ia jepte edhe Hazardit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/