Rapo: Drejtuesit na kanë premtuar zgjidhje, por na duhen edhe 4-5 lojtarë të tjerë

Eksodi masiv nga radhët e Luftëtarit ka bërë që Donald Rapo tani të kthehet në një “veteran” të skuadrës së Luftëtarit dhe në liderin e ri të saj. Mbrojtësi i kthyer në mesfushor në këto sezone të fundit, mendon se ekipi po ecën në drejtimin  duhur nëse presidenca dot përmbushë ato premtime që u ka bërë lojtarëve.

“Kam folur me presidentin dhe kemi rëndë dakord për disa gjëra dhe në ditët në vijim do të zgjidhe. Presidenti i ri po mundohet ta rregullojë këtë situatë dhe presim që të realizojë sa më shpejt këto premtime”, tha Rapo për RTSH.

Sipas tij, situata duhet të ndryshojë shpejt, pasi ka pasur lëvizje dhe prurjet e reja duan kohë të përshtaten në ekip. “Kanë ikur shumë lojtarë dhe duhen përforcime në ekip, deri tani kanë lëvizur e kanë ardhur futbollistë, por duhen 4-5 lojtarë që të jemi dinjitozë, edhe ata që janë afruar nuk kanë eksperiencën që duhet, se diferenca është e madhe, por besoj se do të përshtaten shumë shpejt. Dalipi është shumë profesionist dhe po punomë shumë mirë, na ndihmon çdo ditë me idetë që ka dhe kjo na ndihmon shumë në çdo aspekt”, tha Rapo. /vipsport.al/