

Qazim Laçi vazhdon të tregojë aftësitë e tij me skuadrën e Azhakso të kategorisë së dytë franceze, ku ai është kthyer vit pas viti në një titullar të rregullit me klubin e ishullit të Korsikës. Lojtari sot ka qenë protagonist për skuadrën e tij, duke shënuar në suksesin e rëndësishëm 4-1 ndaj Valensien duke kaluar turin e parë në Kupën e Ligës në Francë.
Dueli filloi pikërisht me golin e shpejtë të Laçit, i cili gjeti rrjetën në minutën e 9 të takimit për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Futbollisti i cili mban numrin 10 në këtë skuadër, më pas ishte protagonist duke krijuar raste të tjera dhe disa gjuajtje nga distanca, ndërsa u ndëshkuat edhe me karton të verdhë në pjesën e dytë.
Ky është sezoni i tretë në të cilin Laçi luan në radhët e klubit francez, duke qenë në moshën 23-vjeçare një prej “veteranëve” të kësaj skuadre e cila vazhdon të ketë si objektiv synimin për ngjitjen në Ligën 1. /vipsport.al/
more recommended stories
Greku i larguar, Luftëtari humb një tjetër titullar para Laçit
Luftëtari duket se po mbetet pa.
Sulmuesi i mirënjohur shqiptar drejt largimit nga Llapi, ka oferta nga Superiorja dhe Kosova
Këtë verë Sebino Plaku zgjodhi që.
Foto / U pajis me licencë në Shqipëri, italiani hedh në gjyq Tërbunin
Vitet e fundit kanë ardhur në.
Një tjetër derbi i nxehtë në fundjavë, luhet për Superioren në “Roza Haxhiu”
Në fundjavë luhet të premten derbi.
Leave a Comment