PSG vuan dëmtimet e sulmuesve, Mbape del në lot nga fusha

Situata te klubi i PSG nuk është nga më të mirat e mundshme teksa në mbrëmjen e djeshme të kampionatit parisienët humbën për shkak dëmtimesh sulmuesit Edison Kavani dhe Kilian Mbape. Por, më shqetësues duket dëmtimi i yllit francez i cili nga momentet e para duket se ka pësuar një tërheqje muskulore dhe tashmë mbetet të mësohet grada e dëmtimit.

20-vjeçari u detyrua të braktiste fushën në minutën e 66 teksa nuk mundi të mbante edhe lotët. Kjo ishte java e tretë e kampionatit dhe Mbape i kishte luajtur të gjitha minutat në dy ndeshjet e para, teksa kishte treguar një formë të mirë.

Pa Nejmar të disponueshëm për shkak të merkatos, pasi braziliani ende nuk e ka të sigurt nëse do të qëndrojë në kryeqytetin e Francës, trajneri Tuhel do të ketë probleme për të plotësuar 11 startuesit në formacion.