PSG nuk i bën “ulje” Barcelonës për Nejmar, dy lojtarë të tjerë si pjesë e “paketës”

Kthimi i Nejmar drejt Barcelonës nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë sa mendohej. Për të gjithë është e qartë se katalanasit aktualisht nuk janë mirë financiarisht sa për të përballuar blerjen e brazilianit, aq më shumë kur PSG i ka bërë të qartë sot se nuk do të ketë ulje për të.

Nëse vetë e bleu për 222 milionë euro futbollistin, klubi katalanas ka insistuar se për ta shitur kërkon tashmë 250 milionë euro. Një shifër e papërballueshme për Barcelonën, e cila edhe për të blerë Grimzan nga Atletiko Madrid, u detyrua që të bënte disa lëvizje financiare duke marrë edhe kredi afatgjata në banka,

Kjo gjë është e pamundur të përsëritet për Nejmar dhe me një shifër kaq të lartë, ndaj katalanasit tashmë kanë filluar të kërkojnë nga PSG që të ulin shpenzimet duke përfshirë në marrëveshje kartonin e futbollistëve të ndryshëm. Emri i parë që vjen në mendje është ai i Kutinjos, plotësisht jashtë planit të Valverdes, por klubi është gati që të përdorë edhe lojtarë të tjerë të mesfushës për të cilët do të kishte më pak hapësira dhe Rakitiç duket si lojtari më i mundshëm për t’u sakrifikuar. /vipsport.al/