PSG në luftë me Barcelonën, Nejmarin ia ofron Realit por kërkon dy yjet e skuadrës

Barcelona dhe PSG-ja duket se kanë një luftë mes tyre në distancë. Fakti që Nejmar kërkon t rikthehet te kaatalansit, e kanë bërë PSG-në që të mendojë se si mund t’i prishë punë për shërbimet e tij. Kështu, mediat spanjolle raportojnë se PSG-ja po mundohet që ta mbajë sa më larg Nejmarin nga Barça.

Skuadra pariziene është në diskutime edhe me Juventusin e Realin, por këtyre të fundit u ka ofruar Nejmarin me një kërkesë tjetër. PSG kërkon të transferojë në Francë mbrojtësin Rafael Varan dhe yllin brazilian, Vinisius Zhunior i cili shihet si Nejmari i ri megjithëse ende nuk e ka treguar këtë.

Kjo ofertë, nuk duket shumë bindëse për Realin duke qenë se nuk do që të humbë shërbimet e një futbollisti si Varan, të cilin vështirë se mund ta gjesh në merkato. Tashmë është Perez ai që e ka gjithçka në dorë dhe do të japë verdiktin e tij, por natyrisht duhet bindur edhe Nejmar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/