PSG lë jashtë Nejmar për ndeshjen e kampionatit, drejtori i francezëve sqaron situatën

Nejmar është gjithnjë e më larg Parisit. Duket se për yllin  brazilian pas atyre deklaratave ku u shpreh i penduar se ishte larguar nga Barcelona dhe se kërkonte të rikthehej, nuk ka më vend të PSG. Parisienët ashtu si edhe në miqësoret para sezonit, kanë vendosur të mos e grumbullojnë sulmuesin për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Nimes.

Në këtë formë, PSG ka zbuluar se do të largojë nga klubi, ndërsa pretendentët për shërbimet e tij janë Real dhe Barcelona. Francezët nuk kanë marrëdhënie të mira me katalanasit dhe mësohet se këto ditë kanë nisur bisedime me madrilenët. Ndërkohë, edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili shprehet se tratativat për Nejmar janë të avancuar por nuk sqaron se për cilin klub bëhet fjalë.

“ Tratativat janë në fazë të avancuar, do të shohin se çfarë do të ndodhë. Të gjithë e kemi të nevojshme për të kuptuar dhe për të vendosur të ardhmen e futbollistit”, u shpreh drejtori Leonardo.