PSG harron për një moment Nejmar, parisienët në detajet e fundit me lojtarin e Real Madrid

Çështja rreth të ardhmes së Nejmar ka marrë vëmendjen kryesore në kryeqytetin francez, megjithatë për një moment PSG ka hequr vëmendjen nga Nejmar, për t’u fokusuar te transferimi i Kejlor Navas nga Real Madrid.

Portieri këtë sezon nuk do të ishte një titullar duke marrë parasysh prezencën e Tibo Kurtua dhe në këtë formë pavarësisht se trajneri Zidan këmbëngulte ta kishte në skuadër gardianin, ka qenë ky i fundit i cili i ka komunikuar dëshirën për t’iu bashkuar parisienëve. Kështu, drejtuesit e të dyja klubeve janë duke u marrë me detajet e fundit, ndërsa portieri nga Kosta Rika do të përfitojë 6 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në tratativë pritet të përfshihet edhe portieri i PSG Areola, i cili mund të përfundojë në Spanjë në rolin e zëvendësuesit të Kortua. Megjithatë, në prët në vazhdim pritet të sqarohen edhe më shumë detaje.

/Egi Çabeli-VipSport.al/