PSG e ka seriozisht për Donarumën, Milani ka gati emrat e zëvendësuesit nga Real Madrid

PSG duket se e ka seriozisht interesimin për Xhaluixhi Donaruma. Edhe pse vëmendja kryesore e parisienëve është tek negociatat për Nejmar, sërish francezët nuk harrojnë një pikë kyçe siç është porta. Për momentin, PSG llogarit si titullar mes shtyllave Areolën, megjithatë drejtuesit me në krye drejtorin sportiv Leonardo kërkojnë një alternativë e cila ofron më shumë siguri.

Në këtë formë, Donaruma duket i duhuri. Për ta shkëputur nga Milani duhen të paktën 50 milionë euro. Kështu, kuqezinjtë për të mos u gjendur të papritur nga ndonjë lëvizje në fund, kanë menduar të shohin në treg për zëvendësuesin. Emri që tërheq më shumë është ai i Kejlor Navas.

Portierin e Realit këtë sezon e pret stoli, duke qenë se Kortua është shndërruar në numrin një të Zidan. Ndërkohë, alternativa e dytë për Milanin është një tjetër portier i cili është në pronësinë  e Realit. Bëhet fjalë për ukrainasin Andrij Lunin, i cili u shpall portieri më i mirë në Botërorin e U 20.

/Egi Çabeli-VipSport.al/