Pretendentët e Kategorisë së Parë e kanë seriozisht, nisin fazën në Pogradec

Pasi kanë arritur që të afrojnë në merkato afro 10 futbollistë, afrikanë por edhe nga Superiorja dhe Kategoria e Parë, shijakasit e drejtuar nga Gentian Begeja që janë edhe pretendentët kryesor për t’u rikthyer në elitë kanë “shtegtuar” drejt Pogradecit, aty ku edhe janë grumbulluar për të zhvilluar një fazë përgatitore speciale.

Nga sa bëhet e ditur, sipas drejtuesve shijakas merkato nuk është mbyllur ende, ndërkohë që bëhet fjalë vetëm nëse do të ketë ndonjë futbollist që do të bëjë diferencën. Nga sa bëhet e ditur, Erzeni do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Madje, mund të luajë me Pogradecin vendas por edhe Devollin apo Maliqin që janë në kulmin e fazës përgatitore, duke përfituar edhe nga afërsia gjeografike.

E.S./Vipsport.al/