Prapaskenat / Gjoka: I larguar nga Kukësi para ndeshjes së dytë, mund edhe të mos e drejtoja

Ernest Gjoka ka folur për herë të parë rreth largimit të tij nga skuadra e Kukësit rreth një muaj më parë, pas eliminimit të verilindorëve nga Liga e Europës. Në emisionin “Pressing”, trajneri ka zbuluar se në fakt vendimi ishte marrë para ndeshjes së dytë në Elbasan ndaj Debrecen.

“Para ndeshjes së dytë kishim bashkëbisedime dhe nuk na përputheshin idetë. Ndaj mbarova ndeshjen e dytë dhe u largova. Nuk flitej që të mos e drejtoja atë sfidë por mund të shkonte situata që të mos e drejtoja. Por ishte thjesht çështje pikëpamjesh. Isha i shkarkuar para dhe gjatë ndeshjes, ka qenë e mbyllur si histori, të dy palët e dinim shumë mirë. Thjesht unë doja ta fitoja ndeshjen, duhej të fitohej jo për Nesitn por për ata djem se bënë një performancë shumë të mirë në ndeshjen e parë, mungoi vetëm goli. Djemtë u mërzitën e u zhgënjyen shumë nga ai rezultat i cili për mua ishte i pavërtetë. U pësuan tre gola që mund të ishin evituar për atë lojë që bëmë e mundësi që kishim. Shpresonim që në ndeshjen e kthimit të bënim diçka ndryshe”, tha ai.

Sipas tij, problemet kishin filluar me merkaton që kishte ndaluar Kukësin që të bënte hapa para. “Kërkova 3 blerje në fazën përgatitore por edhe minimumi me dy mendoj se Kukësi do të ishte më interesant, nuk u realizuan asnjëherë. Me atë ekip që kisha na mungoi vetëm goli. Megjithatë tashmë ka kaluar dhe për të qenë të sinqertë largimet e kualiteteve si: Shameti, Cuculi apo Rama do të ndihen shumë. Janë shumë eksperiencë dhe shumë cilësi në skuadër. Sidomos Rama me formën që erdhi”, deklaroi Gjoka. /vipsport.al/