Pogradeci zyrtarizon 3 afrimet e verës

Pogradeci po mbyll javën e tretë të fazës përgatitore dhe duhet theksuar se deri më tani janë afruar 3 futbollistë cilësorë. Ildi Shyti e Sadik Çela që vijnë nga radhite  Bylisit si dhe Albi Cekiçi, sulmuesi pogradecar me eksperiencë.

Pogradeci synon që të ketë një ekip pretendente në sezonin e ardhshëm, ndonëse e ka mjaft të vështirë ngjitjen, pasi siç është parë në vitet e fundit në grupin e Jugut ka shumë konkurrencë për kreun.

Drejtuesit kanë konfirmuar se në ditët në vijim do të ketë të tjera afrime, e madje bëhet fjalë për lojtarë cilësorë dhe ë të bëjnë diferencën për skuadrën pogradecare në sezonin e ri, pasi edhe synimet, ndryshe nga sezoni i shkuar do të jenë madhore.

E.S./Vipsport.al/