Periudhë firmash te Flamurtari, rinovon një nga sulmuesit e edicionit të kaluar

Klubi i Flamurtarit ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm duke siguruar firmën për një tjetër edicion të sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili kishte qenë titullar i rëndësishëm për lojën e vlonjatëve në pjesën e dyst të sezonit të kaluar.

Sulmuesi shkodran iu bashkua ekipit në janar por u shfaq në formë të mirë në pjesën e dytë të ediconit duke ndihmuar me golat e tij skuadrën që të largohej nga zona e ftohtë e të siguronte qetësisht mbijetesën. Mes palëve është arritur akordi dhe sot, ai është zyrtarizuar për edicionin e ri.

Kësisoj, futbollisti 31-vjeçar do të vazhdoj të japë kontributin në radhët e Flamurtarit, që është klubi i 5 shqiptar në karrierën e tij pas Vllaznisë, Elbasanit, Partizani dhe Laçit. /vipsport.al/