Është hedhur në ambientet e Federatës shorti i cili ka përcaktuar kalendarin e plotë të edicionit 2019-2020 për Kategorinë Superiore. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se nuk ka ndryshime dhe të gjithë skuadrat kanë arritur të marrin licencimin.

Edhe pse disa prej klubeve kanë pasur probleme financiare dhje para disa javëve u paralajmëruan se rrezikonin pjesëmarrjen në sezonin e ri, sërish mesa duket në fund kanë mbyllur problemet me financat dhe janë të gatshëm për të nisur rregullisht Kategorinë Superiore, e cila është paracaktuar të startojë më datë 24 gusht.

Ndërkaq, java e parë do të hapet më një duel spektakolar si ai mes Kukësit dhe Partizanit. Ndërkohë, derbi i shumë pritur i kryeqytetit do të vihet në skenë në javën e gjashtë të Superiores.  /Egi Çabeli-VipSport.al/