Pasi firmos me Breshian, Baloteli pranon rikthimin në Mançester dhe stërvitjen me Guardiolën

Mario Baloteli do të jetë futbollisti i Breshias në kampionatin italian për sezonin e ardhshëm, aty ku shpreson që të rikthehet edhe njëherë në protagonist dhe pse jo të tentojë sërish një skuadër të madhe. Sulmuesi italian do të luajë për skuadrën e qytetit të lindjes, megjithatë kjo nuk e privon që të luajë edhe me ekipe të tjera.

Në datën 11 shtator, në Mançester do të luhet një takim mes futbollistëve aktualë me ato më të mirët që kanë fituar titullin pak vite më parë, ku edhe Baloteli ka marrë një ftesë. Ky i fundit ka pranuar që të jetë pjesë e “All Stars” dhe në shtator do të rikthehet në “Etihad Stadium” për të veshur sërish fanellën e Sitit.

Trajneri i Balotelit në këtë ndeshje do të jetë Pep Guardiola, ndërkohë që në skuadër do të ketë futbollistë si Leskon, Hart, Zabaleta, Berri apo Belami. Në krahun tjetër, do të ketë lojtarë si Aguero apo Silva, të cilët do të kenë trajner Roberto Martinezin, që aktualisht drejton Belgjikën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/