Partizani mund 3 rivalët në merkato dhe zyrtarizon blerjen e re

Partizani nuk po mendon vetëm për të tashmen pore dhe të ardhmen. Klubi i kuq ka gjetur akordin dhe ka bërë të vetin edhe mbrojtësin Agim Dajçi që vjen nga Shkëndija e Tiranës U-19 aty ku edhe ka spikatur. Dajçi është një lojtar me perspektivë.

Kjo ka bërë që ai të jetë nën vëzhgimin edhe të disa klubeve të njohura dhe pretendente për titull si: Teuta, Kukësi e Laçi. Por, duket se janë të kuqtë ata që kanë triumfuar në merkato për Dajçin.

Agim Dajçi është bashkuar me skuadrën e kuqe dhe tashmë do t’i duhet që të luftojë fort për një vend në skuadrën e parë. Mbrojtësi synon që në saj të eksperiencës me të kuqtë të ngjisë edhe më shumë shkallët e karrierës si futbollist.

E.S./Vipsport.al/