Partizani huazon sulmuesin, Lukas Kardozo përfundon në kampionatin e Kosovës

Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme huazimin e sulmuesit Lukas Kardozo, Futbollisti i afruar në merkaton e janarit nga Pelisteri, nuk arriti të gjente minutat e mjaftueshme me të kuqtë gjatë pjesë së dytë të kampionatit.

Kështu, klubi ka vendosur ta huazojë drejt kampionatit kosovar, ku braziliani do të veshë fanellën e Dritës. Një zgjidhje e cila ka lënë të kënaqur edhe 25-vjeçarin, i cili do të ketë mundësinë e aktivizimit si titullar. Njoftimin për huazimin e Kardozos e ka dhënë vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njoftimi i klubit:
“ZYRTARE
LUCAS FERREIRA KARDOSO HUAZOHET TE DRITA
Klubi zyrtarizon trasferimin e Lukas Ferreira Kardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita. Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Kardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020.