Nuk ka kthim të shpejtë në Superiore, Kastrioti teston afrimet ndaj “kushërinjve”

Vendimi i FSHF-së për të filluar sezonin në Kategorinë Superiore me të njëjtat skuadra që kishin fituar të drejtën sportive, duke anashkaluar situatat financiare të tyre, ka zhgënjyer Kastriotin që e shihte veten mes ekipeve që mund të përfitonin ngjitjen direkte në elitë. Por pasi është mësuar ky lajm, krutanët i janë kthyer punës për të siguruar ngjitjen ashtu siç duhet, nëpërmjet fushës së lojës, pasi janë ndër pretendentët e grupit A të Kategorisë së Parë.

Sot, ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu ka luajtur kundër Ilirisë në një miqësore në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, një test i mirë për të parë afrimet e fundit në radhët e ekipit si Basha e Sefgjini, ndërsa sfida është mbyllrur me rezultatin 2-0 falë golave të Bardhit.

Për krutanët kjo ishte ndeshja e katërt miqësore, ndërsa për Ilirinë, e cila këtë vit është në Grupin B të Kategorisë së Parë, kjo ishte ndeshja e parë testuese që bën për këtë fazë përgatitore. /vipsport.al/