Nuk ishte thjesht gabim i pilotit, zbulohet arsyeja e tragjedisë së Emiliano Sala

Një studim i autopsisë së Emiliano Sala i jep një tjetër drejtim hetimeve për vdekjen e futbollistit argjentinas në natën e 21 janarit. Analizat e gjakut të lojtarit kanë nxjerrë në pak faktin se ai dhe piloti David Ibotson janë ekspozuar ndaj niveleve shumë të larta të dioksidit të karbonit.

Gjaku i i Sala rezultonte të kishte një lexim dioksidi karboni prej 58%, kur ekspertët thonë se me 50%, shkaktohet atak kardiak, kolaps dhe rrjedhimisht vdekja. Kjo lë të kuptohet se sulmuesi mund të ishte ndara nga jeta para se avioni të përplasej në ujë në kanalin e La Manshit.

Ekspertët e aviacionit të Britanisë së Madhe tashmë mendojnë se gazrat e motorit të avionit të vogël kanë hyrë në kabinën e pilotimit ndërsa ai fluturonte dhe kanë helmuar dy personat në bord. Shkak kryesor mund të ketë qenë sistemi i ngrohjes në avion, pasi të dy po fluturonin në temperatura të ulëta jashtë dhe kanë ndezur ngrohjen në maksimum brenda avionit të vogël. Sipas hetuesve, gazrat kanë ulur ndjeshëm reflekset e pilotit dhe kjo ka sjellë më pas tragjedinë mbi La Mansh. /vipsport.al/