Nuk është Dibala, PSG përgatit milionat dhe gjen zëvendësuesin e Nejmar në Premier League

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, PSG është ende e paqartë rreth të ardhmes së Nejmar. Sulmuesi brazilian do të lëvizte shumë ekuilibra nëse transferohet te Reali apo Barcelona, ndërsa parisienët duhet të mendojnë për zëvendësuesin e Nejmar.

Është përfolur shumë emri i Paulo Dibalës, mirëpo së fundmi argjentinasi duket larg kryeqytetit francez. Nga ana tjetër, Parisi ka dërguar emisarë në Angli për të ndjekur nga afër sulmuesin Vilfred Zaha. Lojtari i Kristal Palas kishte oferta të shumta nga Arsenali por mbeti sërish me ekipin e vjetër. Megjithatë, dëshira e tij është të largohet për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Për të transferuar 26-vjeçarin kërkohen 109 milionë euro, të cilat PSG është e gatshme t’i paguajë. Kështu, francezët kanë identifikuar zëvendësuesin e Nejmar dhe tashmë në rast se braziliani largohet atëherë kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet shumës të plotë financiare, apo në shkëmbim me lojtarë të cilët nuk mbulojnë rolin e Nejmar në fushë.