Një nga më të mirët te Malaga, Bare: Meritonim të fitonim, më i qetë me VAR në fushë

Ditën e djeshme, Malaga e Keidi Bares barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Las Palmas. Mesfushori shqiptar ishte një nga futbollistët më të mirë të ndeshjes për të tijtë, ndërsa kjo është java e dytë e kampionatit ku është aktivizuar për 90 minuta të plota.

Sakaq, Bare është shprehur se ekipi i tij meritonte të fitonte, ndërsa theksoi se pa ndihmën e shokëve dhe të stafit teknik nuk do dilte në pah. Ndërkohë, përdorimi i VAR e bën më të qetë në fushë. “ Meritonim të fitonim pasi ishim gjithë kohën duke sulmuar në  gjysmëfushën e tyre. Por, pika që morëm në këtë ndeshje do ta na shërbejë për takimin e radhës ndaj Xhironës.

Siç e them gjithnjë për rëndësinë në ekip, falënderoj shokët e skuadrës dhe stafin teknik pasi pa ta nuk do të isha asgjë. Ne jemi skuadër që kërkon të ketë kontrollin e topit. Nëse nuk rrezikon është e kotë. Gjithnjë trajnohemi që ta nisim lojën nga mbrojtja. Jemi më të qetë me VAR, pasi teknologjia shikon më mirë”, u shpreh Bare.

/Egi Çabeli-VipSport.al/