Nis Kupa e Shqipërisë, ja dy çiftet në turin paraeliminator

Kupa e Shqipërisë do të startojë në 4 shtator dhe janë mësuar edhe ekipet që do të përballen me njëra-tjetrën.

Në fakt ka vite që ekziston kjo formulë, ndryshe nga disa vute më parë, kur merrnin pjesë shumë skuadra, e madje të gjitha pjesëmarrëset nga Kategori e Dytë apo dhe ndonjë ekip i Kategorisë së Tretë, për t’i dhënë  më shumë masivitet kompeticioni.

Kështu, sipas ndarjes Tomori-Shkumbini është çifti i Grupit B, ndërsa në përballjen e Grupit A luajnë Vora-Luzi. Pra, dy takime interesante, ndërsa janë minimizuar shumë ekipet pjesëmarrëse në këtë tur.

Pasi të mësohen edhe fituesit e dy çifteve do të zbardhet edhe skema e Kupës së Shqipërisë e plotë.

E.S./Vipsport.al/