Nijas Lena feston me gol debutimin në elitë, Shkëndija vazhdon “gjumin” dhe mundet në kampionat

Kthimi i Nijas Lenës në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, këtë radhë si lideri i Struga Trim&Lum ka qenë shumë i suksesshëm pasi ish-futbollisti i Kukësit, Flamurtarit e Teutës, ka shënuar në suksesin e skuadrës së tij në javën hapëse të kampionatit, përballë një kundërshtari me emër si Rabotniçki.

Struga ishte në disavantazh që në minutën e 14 të ndeshjes, por barazoi shifrat me Mustafov në pjesën e parë. Në fillimin e të dytës, ishte pikërisht Lena ai që gjeti rrjetën duke kaluar në avantazh skuadrën e tij për të vulosur një fitore historike në vitin e parë në elitën e futbollit maqedonas.

Ndërkohë, vazhdon gjumi i Shkëndijës së Tetovës që nuk ka reaguar pas eliminimit nga Europa. Skuadra e Qatip Osmanit është mundur në ndeshjen e hapjes me rezultatin 1-0 nga Akademija Pandev duke treguar se ka ende shumë punë për të bërë në këtë sezon për t’iu kthyer rezultateve e sidomos ndeshjeve bindëse.

Rezultatet
Akademija Pandev-Shkëndija Tetovë 1-0
Renova-SIleks 1-0
Shkupi-Borec 2-0
Struga Trim&Lum-Rabotniçki 2-1