Nga nervozimi i Romeros te Kukësi, Lerda: Test i mirë, për Asanin pyetni Olsi Ramën

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, është shfaqur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas barazimit 1-1 me Laçin. Para gazetarëve ai sqaroi se çfarë kishte parë nga kjo sfidë, si pret duelet me Kukësin si dhe u ndal te situatat e veçanta të disa lojtarëve.

Për ndeshjen e sotme – “Ishte një test i mirë ndaj një skuadre që e dimë që në shtëpi sidomos është e fortë, e ka treguar në vitet e mëparshme. E dinim që do të takonim një ekip të përgatitur, e ka treguar, ndaj ishte një test i vlefshëm. Jam i lumtur se gjithsesi e përballuam mirë gjatë garës dhe është një hap para që e kemi bërë, sidomos nga pikëpamja fizike”.

Rëndësia e miqësores – “U thashë djemve se ishte një test i rëndësishëm sepse mbyllëm një cikël në Europë, një tjetër tip futbolli, sjellje, një ambient ndryshe, ajo që kërkonim me pak fjalë”.

Nervozizmi i Romeros pas zëvendësimit – Romero duhej të dilte më parë, ka luajtur pak në vitet e fundit dheishte vendosur zëvendësimi kur do të bëhej që në fillim. Sot ishte testi i parë, ishte një orë në lojë e duhej të bënte më pak, ka bërë më shumë. Ai shkelmoi shishen e ujit kur doli por jo pse u zëvendësua. Bëri një ndeshje të mirë, e u zëvendësua. Ndoshta kishte ndonjë problem tjetër por nuk e di”.

Dy duelet kundër Kukësit – “Tani do të fillojmë të përgatitim të parin, është një finale e rëndësishme pasi është në lojë një trofe. Do të mundohemi që të përgatitim mirë ndeshjen dhe pastaj do të mendojmë për atë të kampionatit”.

Problemet ne prapavijë me pasimet – “Nuk kam parë probleme. Nuk mendoj se është problemi ky. Një skuadër që do të luajë futboll gjithmonë, nuk e hedh topin ndaj mund të ndodhë që fusha nuk është perfekte e kërcen sfera, por nuk ka probleme”.

E ardhmja e Asanit – “Për këtë duhet të pyetni Olsi Ramën”. /vipsport.al/