Nesër miqësorja me Feronikelin, Milani shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Në mbrëmjen e nesërme, Milani do të zbarkojë për herë të parë në Kosovë, teksa kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me skuadrën kampione të këtij sezoni, Feronikelin. Takimi do të luhet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërkohë, një ditë para sfidës kuqezinjtë kanë shpallur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar të cilët do të jenë në dispozicion të teknikut Xhampaolo për në Kosovë. Kështu, bie në sy mungesa e mesfushorit Frenk Kesi, i cili mesa duket ka përfunduar në merkato.

Ndërkaq, pjesë e ‘Djallit’ do të jenë dy afrimet e reja të kësaj vere si mesfushori Kruniç dhe sulmuesi Leao. Ndërkaq, të gatshëm janë edhe sulmuesi Andre Silva, i cili ende nuk ka gjetur një akomodim të ri dhe lojtarë të marrë nga të rinjtë ku spikat djali i legjendës Maldini, Daniele Maldini./Egi Çabeli-VipSport.al/