Nejmar ekzagjeron me kërkesat, pretendon rrogë faraonike nga Reali i Madridit

Edhe pse nuk është në një situatë të favorshme për të vendosur kushte, Nejmar ka kërkuar rrogë faraonike nga Reali i Madridit. Ylli brazilian është në pozitë të vështirë pasi nëse klubi i PSG nuk arrin marrëveshje me madrilenët apo me Barcelonën, do t’i duhet të qëndrojë në Francë edhe për një sezon, i cili nuk do të ishte i qetë duke pasur parasysh deklaratat e disa kohëve më parë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar sulmuesin, i cili nëpërmjet menaxherit të tij i ka bërë të ditur Realit se kërkon një pagë sezonale prej 38 milionë euro. Një shifër që është edhe me e lartë se nga ajo që përfiton aktualisht te parisienët.

Një kapriço e Nejmar, teksa kjo lëvizje mund të jetë një pengesë e madhe për t’u rikthyer në Spanjë. Mbetet për t’u parë nëse Nejmar do të sakrifikonte financat e tij për rikthimin te Barcelona. Ndryshe, sulmuesi qëndron në Francë, ndërsa trajneri Tuhel pavarësisht gjithçkaje e mirëpret me krahëhapur.

/Egi Çabeli-VipSport.al/