Nejmar-Barcelona, ka akord mes klubeve por i mban peng një lojtar dhe një sheik

Nejmar është shumë pranë kthimit në radhët e Barcelonës, pasi duket se ka një akord parimor mes katalanasve dhe PSG-së për transferimin e tij përsëri mbrapsht në Spanjë dy vite pasi ishte larguar nga atje.

Takimi i fundit mes palëve në Paris ka sjellë një akord parimor, por tashmë janë dy persona ata që ndajnë palët nga shtrëngimi i duarve. I pari është emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani. Ky i fundit e cilëson një dëm të imazhit për vendin e tij arratinë e Nejmar, tre vite para Botërorit që organizohet në Katar. Ndaj Leonardo do të zhvillojë bisedime me të, pasi është ai që vendos dhe jo Naser Al Khelaifi për çështje të tilla madhore, duke llogaritur se Nejmar është një nga ambasadorët e aktivitetit.

Emri i dytë është Ousman Dembele. Sipas asaj që është mësuar në Spanjë, Barcelona ka ofruar 130 milionë euro, Rakitiç dhe Dembele, me këtë të fundit që do të ishte fillimisht në huazim në Paris për një vit. Nëse kroati duket gati të shkojë në Francë, Dembele nuk është i bindur dhe Abidal tashmë do të ketë për detyrë që ta bindë se në Spanjë nuk ka vend për të. Gjithçka do të mësohet brenda 24 orëve të ardhshme, pasi të dy klubet kanë bërë të qartë se duan të dinë se cila do të jetë e ardhmja e përbërjes së dy skuadrave një ditë para se të mbyllet merkato e lojtarëve. /vipsport.al/