Në Rrogozhinë firmos mbrojtësi që u ngjit në Superiore, pritet sulmuesi nigerian

Egnatia, në kuadër të merkatos vazhdon që të përzgjedhë lojtarë dhe rrogozhinasit kanë bërë të vetin mbrojtësin shtatlartë, Elis Doksani. Ky i fundit para se të dëmtohej gjatë sezonit të shkuar ka qenë titullarë në radhët e skuadrës së Bylisit të Ballshit.

Doksani është një lojtar që ende nuk ka mbushur 21-vjeç, ka luajtur me Shpresat U-21 si dhe me Dinamon para se të bëhej pjesë e ballshiotëve. Me Doksanin në mbrojtje, rrogozhinasit konsolidohen jo pak, ndërsa tashmë synojnë që të bëjnë edhe ndonjë afrim tjetër në mesfushë e sulm.

Në Rrogozhinë me shumë gjasa mund të rikthehet edhe sulmuesi nigerian Kingslej Agbodike që spikati dy vite më parë, para se të luante në Berat dhe në Krujë.

E.S./Vipsport.al/