Në Korçë mungojnë golat, nuk ka fitues mes Vllaznisë dhe Teutës

Ndeshja miqësore mes Teutës dhe Vllaznisë në qytetin e Korçës ka qenë miqësorja e radhës që ka parë të zbresin në fushën e lojës skuadra të Kategorisë Superiore. Shkodranët kanë udhëtuar drejt Ohrit për të zhvilluar atje fazën përgatitore ndërsa durrsakët janë prej disa ditësh në Korçë duke kryer atje përgatitjet për sezonin e ri.

Ka qenë një ndeshje e luftuar, por ku skuadrat kanë shfaqur kujdes për të mos pësuar dhe rastet nuk kanë qenë të shumta në radhët e dy skuadrave të cilat kishin bërë ndryshime në rreshtime. Vllaznia i kishte dhënë hapësira menjëherë në formacion Shtubinës së afruar së fundmi, ndërsa te skuadra durrsake aktivizohej nga fillimi i riu Jazxhi.

Ndeshja është mbyllur pa gola, por me trajnerët e kënaqur që panë situatën aktuale të futbollistëve të tyre ndaj një ekipi të elitës, ndërsa pritet që të dy skuadrat të zhvillojë miqësore të tjera para kthimit në qytetet përkatëse për fillimin e sezonit.

Formacionet titullare:

Teuta: Çeleski, Todorovski, Shkalla, Jazxhi, Kuro, Aleksi, Gashi, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, Nikaç.
trajner: B. Shkëmbi

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Gligorov, Ristevski, Malota, Krymi, Kruja, Shtubina, Lika, Zogaj, Pusi.
Trajenr: M. Jonuz /vipsport.al/