Në Itali vlerësojnë Taren: Ju e kritikoni, por ai merr të panjohur dhe i bën më të njohurit

Lacio do ta nisë sezonin e ri me nj takim delikat, ku përballë do të ketë skuadrën e Sampdorias. Në prag të këtij takimi, Klaudio Beluçi ka folur për mediat italiane ku ka dhënë një vlerësim për dy skuadrat. Ish-sulmuesi i Sampdorias, ka thurur elozhe për Lacion dhe Igli Taren e merkaton që ky i fundit bën.

“Inzagi dhe Di Françesko e njohin mirë njëri-tjetrin. Sampdoria është një skuadër në ndërtim ndërsa Lacio ka sigurinë e përhershme. Dikush në Itali mund të kritikojë Igli Taren dhe Lotiton, por këta op marrin futbollistë të panjohur në Europë dhe po i bëjnë ndër më të njohurit. Lotito ka treguar se bashkë me drejtorin, po e mban skuadrën shumë të karikuar.

Tre vendet e para i shoh të zëna, ndërsa për vendin e katërt shoh Romën, Lacion, Milanin, Atalantën dhe Fiorentinën që ka bërë merkato të mirë. Skuadra e Gasperinit tregoi vjet se di të bëjë mirë me një trajner të tillë dhe me 3-4-3 di të vërë çdo skuadër në vështirësi”, u shpreh Beluçi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/