Në Itali nderojnë kapitenin legjendar të Romës: U zbulua nga një trajner shqiptar

Për shumë vite ka mbajtur veshur fanellën e Romës duke marrë edhe nofkën Princi i Romës, teksa dallohej në fushë për lëvizjet elegante. Bëhet fjalë për Xhuzepe Xhianini, i cili ka qenë edhe kapiten i verdhekuqve dhe ditën e sotme ka pasur datëlindjen e 54. Ajo çfarë e lidh me Shqipërinë është se fakti se ai është zbuluar nga një trajner shqiptar si Naim Kryeziu, në kohët kur Xhianini ishte pjesë e klubit lokal të Fratokie Marino.

Kryeziu është nga Gjakova, mirëpo u largua në vitin 1933 për t’u transferuar te Tirana. Por, gjatë pushtimit italian në vitet 1939 ai ra në sytë e një profesori të sporteve nga radhët e italianëve, i cili e sugjeroi të kalonte te Roma. Ai u konsiderua një italian, ndërsa hyri në universitetin e sportive në Itali, teksa u bë pjesë e Romës ku edhe fitoi titullin  në sezonin 1941-1942. Kryeziu ishte pjesë e kryeqytetasve deri në vitin 1948, ku më pas iu bashkua Napolit derisa u tërhoq përfundimisht nga futbolli i luajtur në vitin 1953.

Më vonë Kryeziu nisi edhe karrierën e trajnerit te Roma për një sezon, ndërsa më pas u caktua skaut i klubit, aty ku edhe zbuloi Xhuzepe Xhianinin. Në vitin 2010 Kryeziu u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare teksa ishte futbollisti më jetëgjatë prej skudetos së parë të Romës. Në ndeshjen e asaj dite përballë Udinezes, Roma mbajti në krah shiritin e zi për të nderuar Naim kryeziun./Egi Çabeli-VipSport.al/